Dhunimi i televizionit, reagon Basha: Media sot e pambrojtur

0
168

Reagim i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambjentin e vështirë mediatik në vend.

Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”,  Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here