Endrit Braimllari: Ky buxhet varfëron më tej shqiptarët

0
196

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, shfaqi pakënaqësitë e tij kundrejt buxhetit që pritet të miratohet së shpejti.
Ai u shpreh në Kolaudim se ky lloj buxheti nuk është në shërbim të shqiptarëve, por i varfëron më shumë shqiptarët. “Ka një problem ky buxhet, varfëron më tej shqiptarët”, është shprehur deputeti i LSI-së.
Sipas tij 3-fishimi i taksës së banesës, ndikon drejtpërsëdrejti tek shqiptarët. Zoti Braimllari është shprehur se shqiptarët varfërohen gjithmonë e më tepër sepse nuk ka ulje taksash, nuk ka rritje pensionesh apo rritje pagash.
“Ekonomia varfëron më shumë shqiptarët, sepse nuk ka ulje taksash, nuk ka rritje pensionesh nuk ka rritje pagash por ndodh e kundërta dhe varfëron shqiptarët gjithmonë e më shumë”, është shprehur Braimllari.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here