Mima: Projekti 1 miliard i Ramës, mënyra për të pastruar 5 miliardët e hashashit…

0
182

Deputeti i PD-së, Florian Mima, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se përmes projektit 1 miliardë euro po synon të pastrojë paratë e kanabisit. Mima tha se sot janë 5 miliardë lekë të ardhura nga kanabisi, të cilat do të synohet të pastrohen.

Në këtë kuadër, ligjvënësi demokrat tha se përmes këtij projekti Rama synon të pastrojë këto para, duke mos tentuar të rrisë zyrtarisht borxhin.

“Ky projekt është në funksion të pastrimit të parave. Pra, kërkohet të përdoret si mekanizëm për pastrimin e stërmadh të parave te hashashit”, tha Mima në studion e Oranews, ndërsa evidetoi mbjelljen e 219 mijë hektarëve me kanabis në Shqipëri.

Në vijim ai morri si shembull rastin e Greqisë, e cila mori 2.8 miliardë dollarë, që nuk i regjistroi si borxh dhe në fund pagoi 5.2 miliardë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here