Kanabisi në serën e Lushnjës, ja 5 fakte që nxjerrin zbuluar ministren…

0
109

Ministria e Bujqësisë është përpjekur që të justifikojë kanabisin në serat e Lushnjes me argumentin se janë urdhëruar nga policia. Në kronikën më poshtë janë pesë fakte se si Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore akuzon mediat dhe mbron veten për kanabisin, por harron të saktësojë datat e marrjes në dorëzim të farës së kanabisit dhe qëndrimin ne serë

 

Një procedurë që duket sikur përgënjeshtron mediat, por në fakt krijon shumë më shumë dyshime, madje akuzon rëndë ministrinë dhe drejtorinë, jo vetëm për mbjellje të kanabisit, jo vetëm për fshehje të krimit, por edhe për manipulim të dokumenteve zyrtare.

Ministria e Bujqësisë dhe Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore (QTTB) Lushnjë, akuzuan mediat për dezinformim dhe sqaruan se kanabisi i mbjellë në serat shtetërore, ishte një procedurë standarde e bashkëpunimit me policinë.

Me një shkresë të policisë së Malësisë së Madhe që mban datën 4 maj, QTTB u mundua të justifikojë praninë e kanabisit, me 6 rrënjët e kërkuara nga policia.

Po të shihet edhe shkresa, ka shënime me dorë, ku thuhet: “të trajtohet si çdo bimë tjetër“, apo “morëm në dorëzim bimët e dyshuara”.

E para, proceduralisht nuk mund të ndodhë as me fidanët e luleve dekorative, që të hyjnë e të dalin në serë pa procesverbal. Jo vetëm që shoqërohen me një shkresë shoqëruese procesverbali, por edhe me emrin e personit që i merr në dorëzim.

E dyta, nuk mund të ketë një trajtim pa procedurë të kanabisit dhe aq më tepër procedura e trajtimit “si gjithë bimët e tjera” nuk mund të përcaktohet me një mbishkrim dore në shkresën e policisë.

E treta, pamjet e bimëve që u morën sot nga sera, nuk kishin asnjë lidhje me ato që u panë dje në videon e publikuar nga ministrja Ekonomi.

Ato e kalonin gjatësinë e ministres dhe të vetë drejtorit.

Ku janë ato?! Pse nuk ishin sot në serë?!

Ku u zhdukën rrënjët e kanabisit që dolën në video?!

Për këtë duhet një tjetër hetim.

Zjarri që ra dje “rastësisht” apo 1 km larg, mundet të ketë djegur gabimisht rrënjët e kanabisit që lulëzonte jo prej 45 ditësh siç duan të gënjejnë autorët e krimit, por prej disa muajsh.

E katërta, nëse kjo procedurë është kaq e ligjshme, kaq në shërbim të policisë, pse duhet të turpërohej ministrja dhe të priste pamjet e kanabisit? Pse duhej të fshihte një shërbim ndaj forcave të rendit?!

E pesta, që e konfirmon tentativën e drejtorit për të bërë budallenj të gjithë, është afati i mbajtjes së bimëve.

Drejtori në Syri TV tha se mbahen 40 deri 45 ditë me kërkesën e policisë. Policia i ka dërguar në 4 maj, administrimi është bërë në 5 maj, sot është 13 korrik.

Ose drejtori ka harruar qershorin, ose nuk di aritmetikë, ose kërkon të marrë për budallenj shqiptarët. Kanë kaluar 70 ditë, më shumë se dy muaj që nga dita e administrimit të bimëve. Pse nuk janë kthyer?! Çfarë ka ndodhur?!

Nga të gjitha këto, është e qartë që Ministria e Bujqësisë dhe QTTB, ose më mirë Milva Ekonomi dhe Andrea Muço janë kapur në krim.

Tentuan ta fshehin krimin, u kapën edhe duke e fshehur dhe sot po mundohen të mashtrojnë publikun, duke e thelluar më keq krimin, me shkresa të sajuara dhe me zhdukjen e evidencave.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here