Aksident i frikshëm në SHBA, kamioni përplas karrocën, vdesin 3 fëmijë

0
209

Një aksident i frikshëm në SHBA u ka marrë jetën tre fëmijëve dhe ka plagosur gjashtë të tjerë. Një kamion u përplas me një karrocë mëngjesin e së dielës në shtetin e Michigan, raporton BBC. (foto ilustruese)

Zyrtarë të policisë së Michigan raportuan se kamioni po udhëtonte në qytezën e Sheridan, kur përplasi karrocën e cila mbante nëntë fëmijë.

Tre fëmijët e vrarë ishin një vajzë 7-vjeçare, një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar. Të gjashtë banorët e tjerë të lënduar u transportuan në spitalet e zonës në gjendje kritike për jetën.

Shoferi i kamionëve nuk u plagos, dhe dëshmitarët thonë se ai kishte dhënë ndihmën e parë për të plagosurirt pas rrëzimit.

Pritet të dalin detaje të tjera për zbardhjen e plotë të aksidentit të frikshëm që i mori jetën 3 fëmijëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here