Kapet në kufi me Greqinë, shqiptari po tentonte të kalonte drogë. Emri

0
203

Policia e Shtetit reagon në lidhje me lajmin e publikuar për kapjen e një sasie heroine nga Policia greke në Portin e Igumenicës, Greqi.

Me datë 27 tetor 2017,  në portin e Igumenicës, nga kontrolli që ju bë mjetit tip “BMW”, me targa AA 301 GR me drejtues mjeti shtetasin Th.T, 53 vjeç, lindur në Korçë, i cili dispononte dokumente greke, në pjesën e pasme të sedileve poshtë portobagazhit në një vend të fshehtë të bërë enkas, policia greke gjeti  rreth 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.

Nga shkëmbimi i informacionit me palën greke, rezulton se lënda narkotike është ngarkuar në Shkup, Maqedoni dhe automjeti me lëndën narkotike nuk ka hyrë në territorin shqiptar por ka hyrë në Greqi, nga PKK Evzone  Selanik.

Destinacioni i lëndës narkotike, sipas të dhënave hetimore ishte Bari, Itali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here