Skandali seksual i Guximtar Boçit, zbardhet dëshmia e gjyqtares Blerta në prokurori

0
203

Për rreth dy orë ditën e sotme, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në pyetje gjyqtaren e Gjirokastrës shtetasen Blerta Çibuku. Ajo ka dhënë dëshminë e saj para hetuesit që ka në dorë dosjen ndaj Guximtar Boçit, ish-kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës i akuzuar për skandalin seksual që u bë publik në emisionin “Stop” në TvKlan.

Gjyqtarja është pyetur në cilësinë e deklarueses nëse kishte pasur ndërhyrje nga kryetari i Gjykatës Gjirokastër Guximtar Boçi pr ta favorizuar shtetasen 38-vjeçare Rudina I, e cila regjistroi kreun e Gjykatës duke i kërkuar favore seksuale. Marrja në pyetje e gjyqtares është bërë nga oficeri që po heton rastin dhe nga prokurorët e çështjes të njësisë Antikorrupsion tek Krimet e Rënda. Në dëshminë e saj gjyqtarja ka thënë se ka vendosur në favor të familjes së ish burrit të Rudina I, pasi ajo ka qenë bindja e saj bazuar në provat e administruara në dosje.

Ndërkohë shtetasja që denoncoi skandalin Rudina I, ka regjistruar edhe këtë gjyqtare në audio ku thotë se vendosi në favor të familjes së ish burrit të 38-vjecares në konfliktin e pronësisë që ata kishin pasankesave që pala kundërshtare kishte bërë në KLD. KLD ka vendosur të kontrollojë me inspektim dosjet e shqyrtuara nga gjyqtarja Blerta Çibuku pas publikimit të skandalit të ndodhur në Gjirokastër.

Regjistrimet e bëra nga shtetasja Rudina I, ndaj kreut të gjykatës dhe gjyqtares që kishte në shqyrtim konfliktin e pronësisë për shtëpinë 3- katëshe janë 53 minuta dhe sipas prokurorisë janë regjistruar në vitin 2015. Kryegjyqtari i Gjirokastrës po hetohet për korrupsion dhe ushtrim ndikimi të paligjshëm pasi Rudina I pretendon se Guximtar Boçi ndërhyri kundër saj pasi ajo nuk pranoi ofertën për të kryer marrëdhënie seksuale. Guximtar Boçi është pezulluar nga detyra dhe është nën hetim pas publikimit të bisedave të përgjuara nga shtetasja Rudina I nënë e dy fëmijëve tashmë e divorcuar./panorama

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here