Kulla jep alarmin: Po i dhurojmë serbëve aleatin më të madh

2
306
Analisti Ilir Kulla me anë të një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” thotë se Shqipëria po i dhuron Serbisë aleatin e saj më të madh, Turqinë.

“Lirimi i të kërkuarit nga Turqia për terrorizëm është gabim, po i dhurojmë serbëve aleatin më të madh që këmi pasur për shumë vite”, shkruan Kulla.

Ky reagim i tij vjen pak orë pas deklaratës së Ambasadës Turke në Shqipëri një ditë pasi Gjykata e Durrësit vendosi të lironte shtetasin Mohamed Jasir Aigdoguz, i cili akuzohet për terrorizëm nga drejtësia turke, shkruan 360grade.al

Zyrtarët e ambasadës, në një reagim ekskluziv për Ora News, e cilësuan skandaloz verdiktin e dhënë dhe se ky është një shembull mjaft negativ për luftën kundër terrorizmit. Aidognuz akuzohet nga Ankaraja si pjesë e grupimit FETO që cilësohet si përgjegjës për organizimin e grushtit të dështuar të shtetit.

Disa ditë më parë, Presidenti turk Erdogan zhvilloi një takim me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

2 COMMENTS

  1. Per aleate diktatore nuk kemi nevoje, neamajfton i paburri qe kemi! Do thoni ndoshta; e keni thene nje here, por nuk eshte e vertete!

  2. Per aleate diktatore nuk kemi nevoje, neamajfton i paburri qe kemi! Do thoni ndoshta; e keni thene nje here, por nuk eshte e vertete! Te felliqur!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here