Arrestohet ‘falsifikatori i parave’. Emri

0
201
Një person është arrestuar, ndërsa dy të tjerë po procedohen penalisht për falfisikim parash.

Reshat Zekthi, 36 vjeç banues në Belsh është arrestuar nga policia e Elbasanit, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Arrestimi i tij, u bë pasi ditën e djeshme, në Lagjen “Emin Matraxhiu” pranë një karburanti, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është ndaluar nga efektivat e policisë dhe gjatë kontrollit të mjetit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2.800 Euro të dyshuara të falsifikuara.

Gjithashtu ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj  shtetasve  B.H., 49 vjeç dhe K.V., 66 vjeç banues në Kuçovë. Këta shtetas dyshohen të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here