Detaje të tjera nga aksidenti tragjik/ Dalin emrat e viktimave…

0
128

Detaje të tjera nga aksidenti tragjik me katër viktima që ndodhi pasditen e sotme në Elbasan.

Burime jo zyrtare pohuan se nga aksidenti humbi jetën 30-vjeçarja Jonida Kotorri. Po kështu humbën jetën Fatushe Agolli, 68 vjeçe, Lumturi Hoxha, 58 vjeçe dhe Lume Hoxha 55 vjeçe. Makina me të cilën udhëtonin viktimat drejtohej nga Gëzim Kotorri.

Mësohet se 5 personat udhëtonin drejt Elbasanit ku do të shkonin në një ceremoni mortore. Nga aksidenti ku u përplasën tre mjete, mbetën të plagosur edhe dy persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.


Tre mjete u përplasën pranë Paprrit, njëra prej tyre drejtohej nga Gëzim Kotorri, ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër që është përfshirë në këtë aksident quhet Oltion Shehi ndërsa shoferi i tretë është E.R. Të tre drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here