Durrës/ Vendimi i gjykatës: ‘veliera’ në nuk do ndërtohet. Gjykatësi debaton me prokuroren…

0
479

Në gjykatën e Rrethit të Durrësit është mbyllur gjyqi për të ardhmen e projektit “Veliera”, me vendimin që të mos rinisnin punimet. Ka qenë gjyqtari Petraq Curri ai që nuk e ka pranuar kërkesën eB Bashkisë për rinisjen e punës.

Bashkia e Durrësit e përfaqësuar nga Drejtori i Urbanistikës, i është drejtuar gjykatës me një shkresë zyrtare për heqjen e sekuestros preventive, ndërsa kjo kërkesë është mbështetur edhe nga Ministria e Kulturës dhe institucionet e saj në varësi.

Në këtë projekt të ri që Bashkia ka paraqitur, bëhet ruajtja e zbulimeve arkeologjike.

Ndërkohë në seancë ka debat midis gjykatësit dhe prokurores.

Gjyqtari Petraq Curri i tha Prokurores se iu dha koha e duhur për të paraqitur dokumentet, ndërkohë që procesi është zvarritur.

Gjykatësi – prokurores: Nga 16 shkurti, çfarë ke bërë si Prokurori?

Gjyqtari Curri ka pyetur prokuroren se për çfarë arsyesh ajo e ka vonuar procesin dhe ekspertizën.

Prokuroria urdhërohej me vendim nga gjykata e Apelit të sillte relacionin për dëmin e strukturave arkeologjike të bërë në shesh nga investimi.

Në shkurt të këtij viti, me vendim të gjykatës së Durrësit u bllokuan punimet në zonën arkeologjike A, aty ku bie projekti për t’u ndërtuar një prej këmbëve të “Velierës”.

Prej asaj kohe, punimet u bllokuan në zonën A, e për pasojë projekti madhor “Veliera” u zhvillua vetëm në një pjesë të tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here