Atentati ndaj Ndreces/ Mediu: Krim i shëmtuar! Grupet kriminale janë përfshirë në zgjedhje me sulme kundër opozitës dhe qytetarëve

0
95

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj kreut të PD-së për Vaun e Degës, Benard Ndreca.

Në një reagim në Facebook, Mediu e cilësoi krim të shëmtuar që bëhet për shkak të zgjedhjeve.

REAGIMI I MEDIUT
Partia Republikane dënon aktin kriminal politik kundër Kryetarit të PD-së për Vaun e Dejës z Benard Ndreca. Ky përbën një krim të shëmtuar, në historinë e zgjedhjeve kur një drejtues politik opozitar, kryetar i PD-së, sulmohet dhe ndaj tij organizohet një atentat për likuidimin fizik. Qartësisht grupet kriminale janë përfshirë në zgjedhje me sulme kundër opozitës dhe qytetarëve. Duke dënuar këtë akt kriminal Partia Republikane shpreh mbështetjen për Benardin, familjen e tij dhe kandidatin fitues të Bashkisë Vau i Dejës z Zef Hila.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here