”Rama si një i ri kolegji që merr drogë” , Berisha: Në psikiatri diagnoza e pacientit vendoset duke analizuar vizatimet

0
134

Për etiketimet e dy gazetarëve të huaj të kulturës që pikturat e Ramës ngjanin me ato të një adoleshenti në kolegj që merr drogë ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha.

Ai thotë se një nga rregullat bazë që në psikiatri vendoset diagnoza e pacientit është të analizosh shkrimet dhe vizatimet e tij.

“Zhgarravitësi halucinant! Kritikët e artit shkruajnë për zhgarravinat e Ramës në Bienale se ato janë
si zhgarravinat e një të droguar që nuk kanë vlerë tjetër veçse ato janë të një kryeministri!!

Të dashur miq, në psiqiatri diagnoza e pacientit, më saktë se sa me çdo gjë tjetër arrihet duke analizuar shkrimet dhe vizatimet e tij në rast se pacienti ka nga ato. Në bienale te Venecias dy kritike arti, sikur të ishin psiqiatër vleresuan zhgarravinat e Rames si zhgarravinat e nje adoleshenti te droguar, te cilat ndonese ishin pa rendesi pra pa vlere, ishin ekspozuar aty sepse ishin te nje kryeministri”, shkruan Berisha.

Dy gazetarë të huaj i kanë vlerësuar pikturat e Ramës duke u shprehur: ”…një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here