“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi…”, Komuniteti Mysliman reagon për vdekjen e mësuesit 39-vjeçar, la pas tri vajza

0
218

Gazjon Rusi është 39-vjeçari i cili humbi betejën me Covid-19 mbrëmjen e të dielës në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ai ishte mësues i matematikës në Medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dega e djemve dhe prej ditësh ndodhej i shtruar në gjëndje shume të rëndë, i intubuar. Për lajmin e trishtë ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

POSTIMI I PLOTE

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare mësuesi i matematikës në Medresenë e Shkodrës Gazjon Rusi.

Gazjoni, baba i tri vajzave, prej disa ditësh ndodhej i shtruar në gjendje shumë të rëndë në Spitalin COVID-2, “Shefqet Ndroqi”, Tiranë.

I lutemi Allahut ta mëshirojë atë dhe familjes ti japë durim në këto momente kaq të vështira.

Gjithashtu i shprehim ngushëllimet të gjithë miqve, kolegëve të tij, nxënësve të medresesë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Gazjonin, duke i ftuar ti lutemi sëbashku Allahut Mëshirplotë për shpirtin e tij.kmsh mesuesi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here