Deputeti Braimllari akuza në komisionin e Sigurisë: Drejtues të policisë të lidhur me krimin

0
152

Mbledhja e Komisionit të Sigurisë është shoqëruar sot me debate të ashpra.

Deputeti i LSI,  Endrit Braimllari deklaroi se LSI e mbështet asistencën suedeze për këtë projektligj për këtë projektligj për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Suedisë dhe Shqipërisë për forcimin e policimit në komunitet.

Por ajo që më shqetëson, tha ai, nuk ka të bëj me projektligjin por me dy drejtime kryesore që synojmë të arrijmë nga forcimi i policimit në komunitet.

“E para, ju thoni do marrim më shumë informacione, nga kush do merrni informacion? Sepse me shpejt merr informacion krimi i organizuar sesa Policia e Shtetit për shkak të lidhjeve që ka me Policinë. Për çështjen e klimës së besimit Policia e Shtetit duhet të ngjallë besim në komunitet”, tha deputeti i LSI në komision ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato.

“Ngjarjet e fundit kane ulur ndjeshëm besimin e policisë tek qytetarët në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të drogës për shkak të lidhjes që kanë krimi i organizuar me drejtuesin e policisë së shtetit dhe atij që drejton qeverinë. Për këtë arsye aleanca shumë e rëndësishme me qytetarin është kompromentuar rëndë për shkak të drejtuesve të policisë”, tha ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here