Prishja e marrëveshjes Bërthamore, kërcënon presidenti iranian

0
188

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë sot se Amerika do të paguajë një çmim shumë të lartë nëse presidenti Donald Trump i përmbush kërcënimet për ta prishur marrëveshjen bërthamore të Iranit.

Në një intervistë ekskluzive për CNN në Nju Jorik, Rouhani ka thënë: “Dalja nga një marrëveshje e tillë do të bartte një çmim të lartë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe unë nuk besoj se amerikanët janë të gatshëm të paguajnë një çmim kaq të lartë për diçka që do të jetë e padobishme për ta”.

Rouhani ka shtuar se një veprim i tillë nga Administrata Trump nuk do të prodhojë rezultat për Shtetet e Bashkuara por në të njëjtën kohë do ta ulë, do ta largojë dhe do ta copëtojë besimin ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja i zgjeroi lehtësimin e sanksioneve për Iranin javën e kaluar si pjesë e marrëveshjes bërthamore nga vitit 2015, të cilën Trump e ka përshkruar si marrëveshjen më të keqe ndonjëherë.

Testi i vërtetë vjen në muajin tetor kur Trump do të vendosë nëse ta vërtetojë se Irani është duke iu bindur marrëveshjes, e njohur si Plani i Përbashkët dhe Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Nëse s’e bën, atëherë Kongresi Amerikan do t’i ketë 60 ditë për të vendosur nëse për rivendosje ose jo të sanksioneve ndaj Iranit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here