Prangoset 48-vjeçari që flinte mbi hashash. Ja emri

0
151

Një sasi prej 66 kilogramë kanabisi është sekuestruar nga Policia në Vlorë gjatë aksionit të koduar “Bedroom” dhe një 48-vjeçar është arrestuar, Ramiz Zeneli.

Droga u gjet në banesën e Zelelit, i arrestuar si në flagrancë si poseduesi i lëndës narkotike. Më konkretisht, sasia e kanabisit e paketuar në 14 pako u gjet poshtë dyshekut të krevatit, në dhomën e gjumit të 48-vjeçarit.

Arrestimi

Policia njofton se ditën e sotme, efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në mënyrë operative kanë finalizuar një tjetër operacion antidroge  të koduar “BEDROOM”, në të cilën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike kanabis sativa.

Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen “28 Nëntori”, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brendësi të tyre kishte lëndë narkotike  kanabis sativa, me peshë totale rreth 66 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i  poseduesit të kësaj lëndës narkotike, konkretisht:

Ramiz Zeneli, 48 vjeç, banues në Vlorë.

Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurori në  ngarkim të tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2033903163562711/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here