Vrasja e gjyqtares/ Ish-burri e ndaloi tek “Xhamlliku” tre ditë më parë, biseda mes tyre (Detajet e reja)

0
161

Një ditë pas vrasjes së rëndë të gjyqtares Fildeze Hafizi, gazetarja e kronikës, Klodjana Lala u kthye sërish në vendin e ngjarjes.

 

 

Ajo zbuloi detaje dhe dëshmi të reja në zonën e “Xhamllikut” aty ku jetonin shumë afër me njëri-tjetrit Fildezeja dhe Fadili.

Lala raporton për “BalkanWeb” se gjyqtarja e Gjykatës së Shkodrës pak para se të vritej nga ish-bashkëshorti kishte dalë nga parukeria, ndërsa të shumtë janë ata që kanë parë me sy përndjekjen e vazhdueshme që i bënte Fadili.

Dëshmitarët në lagje, thonë se tre ditë më parë, ai e ka ndaluar në rrugë dhe kanë biseduar.

Të njëjtët, siç mëson “BalkanWeb” pranojnë se biseda mes tyre ka zgjatur për disa minuta, por ka qënë me tone të qeta. Pas këtij momenti secili ka vazhduar në rrugën e vetë.

Lidhur me pretendimet që Fadili ngrinte, se ish-bashkëshortja nuk e lejonte të takonte fëmijët, Lala zbulon se gjyqtarja kishte kujdestarinë e tyre por i lejonte të takoheshin me të atin. Së fundmi fëmijët nuk kanë pranuar vetë ta takonin, për shkak se i kishte dhunuar disa herë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here