Kometat e sollën jetën në Tokë?

0
344

Sonda Philae ka arritur të zbulojë molekula organike mbi sipërfaqen e kometës ku është ulur, konfirmojnë shkencëtarët.

Molekulat organike me përmbajtje karboni janë baza e jetës në Tokë dhe mund të japin të dhëna në lidhje me përbërësit kimikë të dërguar në planetin tonë në fillim të historisë së tij.

Përbërësit janë kapur nga një instrument i ndërtuar në Gjermani, i projektuar për të ‘thithur’ atmosferën e hollë të kometës.

Të tjera analiza sugjerojnë se sipërfaqja e kometës është e mbuluar kryesisht me akull dhe një shtresë të hollë pluhuri.

Sonda e Agjencisë Hapësinore Europiane u ul në kometën 67P më 12 nëntor, pas 10 vitesh udhëtim.

Dr. Fred Goessman, një nga drejtuesit kryesorë të projektit, e konfirmoi lajmin për BBC.

Megjithatë ai tha se ekipi akoma po përpiqet që të interpretojë rezultatet.

Ende nuk është saktësuar se cilat molekula janë gjetur dhe sa komplekse janë ato.

Por rezultatet me shumë gjasë do ofrojnë të dhëna mbi rolin e mundshëm të kometave në sjelljen e disa përbërësve në Tokë, nga të cilët më pas evoluoi edhe jeta.

Shkencëtarët duhet të kryejnë veprimet sa më shpejt, pasi bateria e sondës mund të mbarojë në fundjavë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here