Ndodh sërish në festivalin në Përmet, pas yllit komunist në skenë shfaqet portreti i ish diktatorit Hoxha

0
174

Është mbajtur edhe këtë vit më Përmet, nga data 11 deri në datë 13 gusht, festivali “Nona”, që njihet si festa e gjysheve shqiptare.

Pas njoftimit të Ramës përmes rrjeteve sociale, festa e dedikuar gjysheve, u komentua si një festë e sajuar artificialisht.

Në datën 12, në këtë festë, në ekranin para të cilit performuan artistët e ftuar, u shfaq flamuri shqiptar me yllin komunist mbi të.

Pas këtij skandali, në monitorin e vendosur në qytet ku po mbahet festivali është shfaqur një figurë kryesore e komunizmit.

Siç shihet në videon e siguruar nga një qytetar, teksa dëgjohet muzikë, në ekranin gjigant shfaqet komunisti dhe ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha.

Qytetari:

Koncerti i servilave te partise socialiste Permet e tregojne hapur ideologjine e tyre komuniste. 13 gusht Permet, tek after party.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here