Durrës/ Arrestohet një turk në Port, 24-vjeçari kishte pasaportë të falsifikuar. Ja emri

0
174

Një ri turk është arrestuar në Portin e Durrësit, teksa po synonte të hipte në tragetin për në Bari me pasaportë të falsifikuar. Drejtoria Rajonale për Kufirin  dhe Migracionin Durrës i vuri prangat Burak Akar, 24 vjeç, banues në Turqi, dje, në terminalin e përpunimit të pasagjerëve në  port

Ai ka tentuar të udhëtojë në mënyrë të kundraligjshme me tragetin e linjës Durrës – Bari, me një pasaportë, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Akar do të gjykohet për veprën penale”Fallsifikimi i leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave“parashikuar në nenin 189   të Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here