Ministri i LSI është i qartë: Zgjedhjet të jenë një shans për të gjithë

0
178

Ndërsa kreu i LSI-së, Ilir Meta nuk ka folur ditët e fundit për situatën politike dhe çfarë do të ndodhë në vazhdim, janë përfaqësues të tjerë të LSI-së të cilët kanë dhënë mesazhe që zgjedhje të bëhen me opozitën.

Këtë herë ka qenë ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj i cili nga Saranda përcolli një mesazh të LSI-së në funksion të zgjidhjes së krizës politike në vend.

“Mesazhi i ditës së sotme është një shans për të gjithë kështu që edhe zgjedhjet duhet të jenë një shans për të gjithë, duhet të jenë një shans për rininë duhet të jenë një shans për të gjithë shqiptarët, duhet të jetë një shans për të gjitha partitë, duhet të jetë një shans edhe për partitë e opozitës”, u shpreh gjatë ditës së sotme ministri i LSI.

Dervishaj shtoi gjithashtu se “mesazhi ynë është shumë i qartë zgjedhjet janë një shans për të gjithë dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në zgjedhje në mënyrë të barabartë në mënyrë të lirë në mënyrë të organizuar sipas të gjithë parametrave të nevojshëm demokratik në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje demokratike të lira dhe t’iu japin një shans të gjithë shqiptarëve”, – tha ai.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të tokës Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Dervishaj bashkë me të rinjtë e LRI Sarandë, Delvinë e Finiq ka ndërmarrë një aksion pastrimi në Syrin e Kaltër. Të rinjtë pastruan territorin përreth Syrit të Kaltër si edhe u angazhuan në mbjelljen e 5 pemëve të llojit Ligustra.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here