Presidenti i Finlandës uron Metën për detyrën e re: Mezi pres bashkëpunimin me ju

0
152

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë një mesazh nga Presidenti i Republikës së Finlandës, Sauli Niinistő, me rastin e marrjes së detyrës.

 

 

Në telegramin e urimit të Presidentit të Republikës Finlandës shkruhet: “Me rastin e marrjes së detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, dëshiroj t’ju shpreh përgëzimet e mia të sinqerta dhe urimet më të mira”.

Sakaq, ai vlerëson marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Marrëdhëniet dypalëshe mes Finlandës dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe unë mezi ç’pres të punoj me ju në të ardhmen. U ndjeva i lumtur kur mësova se vizita juaj në Finlandë në mars të 2017 në postin e mëparshëm shënoi sukses”, – shkruhet në mesazhin drejtuar Presidentit Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here