Ditën e parë të vitit, i vihet flaka lokalit në Vlorë

0
152

Një lokali në lagjen “Pavarësia” në Vlorë i është vënë flaka ditën e parë të vitit 2018.

Për këtë, policia ka shpallur në kërkim L.E., 35 vjeç, banues në qytetin bregdetar.

“Dyshohet se L.E., për motive të dobëta, ka djegur lokalin i cili posedohet nga shtetasi D.Q., duke i shkaktuar dëme materiale”, njofton zyrtarisht policia.

Policia po punon për dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here