Dëgjesa publike në bashki, Braimllari: Logjika e faktit të kryer shkatërron transparencën

0
205

Këshilllltayrët e Lëvizjes Socialiste për integrim i kanë kërkuar Kryebashkiakur Veliaj për mbajtjen e një dëgjese publike përsa i përket miratimit të p/vendimit për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm në Tiranë.

Në një deklaratë për shtyp, grupi i këshilltarëve të LSI-së në këshillin bashkiak të Tiranës sqarojnë se thirrja e seancës dëgjimore synon një njohje më të plotë e të detajuar të të gjithë problematikës që ka ujësjellësi i Tiranës, të cilat nuk janë të lidhura vetëm me nevojën për rritjen e çmimit, po pikësëpari me domosdoshmërinë e mirëmenaxhimit të këtij sektori jetik dhe të ujit si pasuri kombëtare.

Kjo seancë që po zhvillohet në këto momente në sallën e këshillit bashkiak, synon një njohje më të plotë e të detajuar të të gjithë problematikës që ka ujësjellësi i Tiranës të cilat nuk janë të lidhura vetëm me nevojën për rritjen e çmimit, po pikësëpari me domosdoshmërinë e mirëmenaxhimit të ketij sektori jetik dhe të ujit si pasuri kombëtare, për rritjen e faturimeve që janë në një nivel skandaloz që nuk i kalon as 30 përqind të prodhimit, për luftën kundër informalitetit e lidhjeve të paligjshme të shumë bizneseve të deputetëve të PS -së apo të bizneseve të klientëve të pushtetit me fabrika birre, me fabrika pijesh freskuese apo alkoolike, me pika karburantesh që përdorin pa kontratë ujin e pishëm për lavazhe e me dhjetëra e dhjetëra biznese të tjera tek fresku, në Tufinë, në unazën e re apo në të gjithë autostradën deri në Vorë!
Por një arsye themelore që këshilltarët e LSI-së kanë thirrur këtë seancë dëgjimore me kryetarin e bashkisë është edhe garantimi i transparencës për qytetarët, sepse në fund të fundit bashkia është e tyrja dhe interesi i tyre është parësor!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here