Pasi krahasoi Bregoviçin me Dua Lipën, Rama flet prap: Ju jeni fashista

0
172

Edi Ramës nuk i del inati me shumicën e shqiptarëve që kundërshtuan në masë ardhjen e Goran Bregoviçit në Korçë.

Një ditë më parë reagoi me një status të gjatë, ku mes rreshtash Rama shkoi deri aty sa krahasoi Goranin me këngëtaren shqiptare nga Kosova, Dua Lipa, e cila ka arritur majat e muzikës botërore.

Por vënia në dukje e këtij fakti, e ka irritura më shumë Ramën, duke sulmuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai, duke i cilësuar edhe ‘fashista’

Për më shumë, lexoni komentin e Edi Ramës:

Një koment për komentet e kinse patriotëve

Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të!

Dhe histeria vazhdon por jo, unë nuk kam barazuar hiçfare Dua Lipën me Goran Bregoviçin, po kam thënë me një shembull të vërtetën e hidhur se të barabartë, njësoj krejt janë ata që shajnë e mallkojnë, në serbisht a në shqip, artistët e sportistët me emër të palës tjetër!

Histeri fashiste që as nuk e mbron, as e nderon, po vetëm e turpëron shqiptarinë, e cila s’mund të jetë kurrë shembëlltyrë e urrejtjes!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here