Urimi për 1 prill/ Rama u flet me mburrje shqiptarëve për Portin që do e pahuajnë nga xhepat e tyre 390 mln euro

0
63

Edi Rama, e ka nisur këtë të hënë me disa pamje nga kantieri i Portit të ri turistik në Durrës.

Rama shkruan në rrjetet e tij sociale po merr formë plazhi i ri që do të ofrojë një tjetër hapësirë jete, si vendpushim cilësor.

Kreu i qeverisë deklaron se investimi në këtë port do të shërojë një gangrenë të rëndë mjedisore pa asnjë stardard mjedisor prej shumë dekadash.

390 milion eurot për ndërtimin e portit të ri të Durrësit në Porto Romano janë para që u merren shqiptarëve si pasojë direkte e ndërtimeve që do të bëjë biznesmenti arab Mohamet Alabar. Marina e jahteve që do të ndërtojë kompania e tij gjendet pikërisht në zonën ku është porti mijëvjeçar i Durrësit.

 

Me shitjen e portit të vjetër Alabarit, Edi Rama tha fillimisht se porti i ri nuk do t’u kushtojë shqiptarëve asnjë lek, por si gjithmonë, kryeministri buxhetin e shtetit nuk e quan para të shqiptarëve, por xhepin e tij personal.

 

Nga projekti që qeveria i fali Alabarit portin historik, lindi edhe nevoja për ndërtimin e portit të ri. Por vendimi për ta financuar portin e ri nga taksat e shqiptarëve, u mohua gjithmonë publikisht nga kryeministri Rama. Qeveria premtoi se porti i ri do të ndërtohej përmes Partneritetit Publik Privat, pra do të paguhej nga një kompani private. Varianti i dytë ishte se porti i ri do të paguhej nga të ardhurat e vetë Autoritetit Portual. Në fund, u fol për një kredi, por edhe kjo nuk ndodhi.

 

Por propaganda ra shpejt dhe shqiptarët, kush nuk e ka kuptuar ende, duhet ta kuptojë se, nga paratë e taksave të tyre do të paguajë edhe ndërtimin e portit të ri të Durrësit për qefin e Edi Ramës dhe “ortakërisë” së tij me Alabarin.

 

Vendimi që shqiptarët do të paguajnë 390-milionë euro është votuar në Parlament, dhe kjo gjë e ka rehatuar Edi Ramën, i cili i ka gjetur mendjen këtij populli dhe e ka nisur ditën e gënjeshtrave me një urim për portin e ri të Durrësit, duke e treguar si një dhuratë që qeveria po u bën atyre.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here