Meta shpreh hidhërimin për jetët e humbura, solidarizohet me Gjermaninë

0
161

Kryetari i Kuvendit,  Ilir Meta shpreh hidhërimin për jetët e humbura dhe solidarizohet me Gjermaninë.

Duke theksuar se lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë, z. Meta thekson se është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes.

“Ndaj dhimbjen për jetët e humbura në Mynih. Terrorizmi goditi përsëri. Por, lufta ndaj së keqes duhet të na bashkojë më shumë. Solidaritet me familjet që humbën të dashurit e tyre. Solidaritet me autoritetet gjermane dhe me Kancelaren Merkel. Është koha që të reflektojmë dhe të veprojmë si një bashkësi e së mirës ndaj së keqes”, nënvizon Meta.

Kryetari i Kuvendit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta edhe familjeve shqiptare që humbën të afërmit nga ky akt barbar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here