Durrës/ AKU mbyll 5 restorante, nuk plotësonin kushtet higjeno-sanitare

0
129

AKU mbyll 5 restorante në Durrës për mosplotësim të kushteve të sigurisë ushqimore, masa të ashpra për higjenën.

5 restorante që shërbenin për turistët, janë mbyllur deri në plotësimin e kushteve higjeno -sanitare, nga Autorteti Kombëtar Rajonal i Ushqimit në Durrës. 5 restorante të tjerë janë gjobitur me shuma nga 1 milion deri në 2 milionë lekë për mosplotësim të kushteve higjeno -sanitare në ambientet e tyre të brendshme.

350 bare e restorante që operojnë në zonën bregdetare nga plazhi i Durrësit deri në Gjirin e Lalëzit, janë objekt i kontrollit, ku AKU po kontrollon kushtet e ruajtjes së ushqimeve dhe certifikatat e produkteve ushqimorë” tha në një intervistë për Neës 24 Altin Myrto, kreu i Autoritetit Rajonal të Ushqimit në Durrës.

Inspektët e AKU, kanë vijuar inspektimet në të gjithë baret e restorantet në zonën bregdetare, ndërsa për herë të parë çdo restorant që ofron shërbim të garantuar e kualitativ, i vendoset pulla jeshile e garancisë ushqimore.

Një numër jeshil pa pagesë është vënë në dispozicion të të gjithë konsumatorëve për të denoncuar rastet kur mund tu shërbehet ushqime apo pije jashtë datës së skadencës apo jashtë kushteve higjeno-sanitare.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here