Viktimat e detit/ Sezoni turistik bën nisjen më të keqe, në një muaj gati 10 viktima

0
314

 

“Që nga muaj maj që zyrtarisht njihet si nisja e sezonit turistik dhe deri ditën e djeshme deti ka marrë disa jetë njerëzish, ku më tragjikja ishe ngjarja e Zvernëcit me 4 viktima”

Në vendit tonë ditët e fundit po diskutohet shumë si në rrjetet sociale ashtu edhe në jetën e përditshme, për sigurinë në plazhe. Ky vit ka qenë fatal për shumë njerëz të cilat kanë zgjedhur që të  pushojnë në Shqipëri. Që nga data 18 maj dhe deri në tragjedinë e Zvërnecit ku humbën jetën 3 veta, ka pasur shumë viktima të tjera për shkak të mbytjes nga deti. Shkaqet kanë qenë të ndryshme, që nga mos ditja e notit dhe rrymat e shumta që ka pasur deti.  Në kemi bërë një përmbledhje të të gjitha ngjarjeve të rënda që kanë ndodhur këtë vit në Shqipëri, ku është shënuar një numër i madh viktimash.

 17-vjeçari mbytet në Gjirin e Lalzit

 Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve një 17 vjeçar nga fshati Karpen i Maminasit është mbytur teksa lahej në det me bashkëmoshatarë të tij. Idriz Thanishta, nxënës i vitit të dytë të shkollës së mesme të Maminasit, shkoi pas mbarimit të mësimit në plazhin e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit. Por në kushtet e një deti të trazuar, sipas policisë  viktima së bashku me 3 bashkëmoshatarë kanë sfiduar dallgët, duke u futur në thellësi të detit. 17-vjeçari është shkëputur nga shokët, dhe pas disa minutash është nxjerrë në breg i pajetë. Paraprakisht Policia e Durrësit njofton se mbytja e 17-vjeçarit ka qenë aksidentale, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për shkakun zyrtar të vdekjes.

Mbytet në Shëngjin pushuesja nga Kosova

 Një pushuese nga Kosova ka humbur jetën në Shëngjin. Mësohet se gruaja 60-vjeçare ishte duke u larë në det dhe është mbytur. Gruaja është nxjerrë në breg nga dy të rinj që po laheshin në det në momentin kur ndodhi ngjarja. Ende nuk dihen rrethanat si ndodhi ngjarja, apo nëse gruaja ka shfaqur ndonjë problem shëndetësor gjatë kohës që ndodhej në ujë.

Mbytet në plazhin e Durrësit një 62-vjeçar nga Kosova

Një pushues nga Kosova që kishte ardhur me pushime në plazhin e Durrësit është mbytur në det. Ngjarja është, në sektorin “Apollonia”. Viktimë ka mbetur shtetasi Rr. R., 62 vjeç, banues në Kosovë, u njoftua nga Policia e Durrësit. Viktima kishte ardhur për pushime në Durrës, por fatkeqësisht këto pushime u kthyen në dramë për familjen e tij.

Mbytet në Velipojë pushuesi nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka gjetur vdekjen në ujërat shqiptare. Bëhet fjalë për Musa Kurtrolli 75-vjeç, i cili është mbytur në plazhin e Velipojës. Sipas të dhënave bëhet e ditur se 75-vjeçari ka hyrë në det po nuk ka ditur të notojë mirë. Kjo situatë nuk e ka favorizuar të moshuarin i cili ka gjetur vdekjen mes dallgëve të mëdha derisa i duke i vështirësuar daljen dhe është mbytur.

Mbytet babai, hidhet në det për të shpëtuar vajzën

 Një ngjarje tragjike ka ndodhur para pak ditësh në Divjakë. Në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”,  40-vjeçarin E.B, banues në Krutje dhe vajzën e tij të mitur 7 vjeçe, duke u larë i ka marrë rrjedha e ujit nga pakujdesia. Babai i vajzës nuk ka mundur dot ti shpëtojë mbytjes, duke ndërruar jetë. Nga ana tjetër, vajza e vogël është shpëtuar nga të pranishmit.

4 të mbytur në Zvërnec

Katër persona kanë humbur jetën të shtunën në plazhet e Vlorës. Ngjarja më e rëndë është shënuar në zonën e Zvërnecit, ku brenda pak minutash janë mbytur 3 persona. Sipas të dhënave zyrtare, pranë Gjirit të Portanovos ishin në rrezik mbytjeje dy persona. Viktimat ishin dy femra dhe një mashkull dhe trupat e tyre janë nxjerrë tashmë nga uji. Ata janë identifikuar si shtetasit: Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë; Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë; Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni. Nga rrëfimet e të pranishmëve rezulton se në fillim dy kushërirat Manuela Maraj dhe Xhoana Cani kanë hyrë në det për t’u larë, por kanë humbur ekuilibrin për shkak të dallgëve të mëdha. E ndodhur në vështirësi, 27-vjeçarja Maraj ka thirrur për ndihmë dhe drejt tyre është nisur djali nga Maqedonia. Fillimisht 24-vjeçari Ferati ka nxjerrë në breg Xhoana Canin, por kjo e fundit nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të ujit të shumtë që kishte gëlltitur. Më pas Ferati ka hyrë sërish në det për të shpëtuar Canin, por këtë herë as ai vetë nuk ka mundur të kthehet në breg pasi dallgët e mëdha e kanë përpirë. Një tjetër pushues ka hyrë në ujë për t’iu ardhur në ndihmë atyre, por nuk ka mundur t’u afrohet për shkak të forcës së dallgëve, që e kanë kthyer mbrapsht. Ndërkohë, trupat e djalit dhe 27-vjeçares janë nxjerrë nga deti shumë larg nga vendngjarja. Më herët gjatë ditës, po në Vlorë, një 14-vjeçar u mbyt në zonën e Ujit të Ftohtë.

Vlorë, mbytet 15 vjeçari në det

Një 15-vjeçar ka humbur jetën në “Uji i Ftohtë” në Vlorë. 15 vjeçari është mbytur ndërsa notonte në ujë. Adoleshenti emri i të cilit nuk dihet ende, është mbytur në plazhin e Marinës. Trupi i tij është gjetur nga pushuesit e tjerë të cilët e nisën menjëherë drejt spitalit, por fatkeqësisht ai ndërroi jetë rrugës. Policia ka mbërritur në vendngjarje. Sipas policisë në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, përballë shkollës së Marinës, një shtetas ka rrezikuar të mbytej në det dhe është transportuar për në Spitalin Rajonal Vlorë në gjendje të rëndë shëndetësore. Bëhet fjalë për një të ri të moshës 15-vjeçar, për të cilin spitali ka konfirmuar se ka ndërruar jetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here