Merret peng një burrë në plazhin e Spillesë, arrestohen 3 pengmarrësit. Ja emrat

0
265

Tre persona janë vënë në pranga nga policia në Kavajë pasi kanë marrë peng për disa orë një 54-vjeçar. Burime nga policia kanë bërë të ditur sot se ngjarja ka ndodhur në plazhin e Spillesë në Kavajë.

Një ditë më parë në plazhin e Spilles, 3 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, 54-vjeçarin me inicialet A. D., të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme.

Pas denoncimit mëngjesin e sotëm policia ka bërë të mundur arrestimin e tre të rinjve.

Ata janë: Zaimir Xh., 31 vjeç, Bledar Ç., 32 vjeç dhe Bedri M., 25 vjeç.

Pas arrestimit të tyre, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kavajës, për veprën penale “Heqje paligjshme e lirisë”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here