Kryemadhi: S’do jem në krah të Metës kur të betohet si President, në ceremoni si deputet dhe kryetare e LSI-së

0
632

Duke folur për “ABC News” nga kampi i LRI-së në Jalë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përgëzoi të rinjtë për organizimin e mbajtur në pjesëmarrjen e të rinjve socialistë nga shumë vende të botës.

Kryemadhi në vijim të bisedës foli edhe për rolin e ri të LSI-së si forcë opozitare.

“Në do të jemi në opozitë dhe do kemi në krah të gjithë ata që kërkojnë të jenë në opozitë me këtë qeveri që erdhi në pushtet me vota të vjedhura”, tha Kryemadhi.

E pyetur në lidhje me zgjedhjen e Ilir Metës si President dhe rolin e saj si Zonjë e Parë, ajo u shpreh se vendimi i saj është që të mos qëndrojë në krah të kreut të Shtetit, por të punojë për rritjen dhe forcimin e LSI-së.

“Unë e kam marrë vendimin.

Do të marr pjesë si deputete dhe kur të marrë Ilir Meta postin do të jem aty si kryetare e LSI-së.

Jemi në luftë për të sensibiluzur të rinjtë dhe të rejat për tu ndarë nga politika e vjetër”, tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here