E si mund të refuzohen për të jetuar këto kështjella?(FOTO)

0
175

Duket të jetë e vërtetë fakti se arkitektët e Epokës Mesjetare kishin qenë gjeni të vërtetë.

Ata kanë ndërtuar kështjella duke e kombinuar praktikalitetin e rrallë me pamjen e mahnitshme.

Fakti se edhe ditëve të sotme shumica e kështjellave ekzistojnë pavarësisht luftërave, stuhive të ndryshme të natyrës dhe mungesës së kujdesit, i bën ato më të veçantat në botë.

Më poshtë, Telegrafi ju sjellë disa kështjella që janë aq të mahnitshme, sa që nuk do të hezitonit ta kalonit pjesën e mbetur të jetës aty:

Kështjella Reichburg Cochem,Gjermani

Kjo kështjellë njëmijë vjeçare fillimisht ishte ndërtuar si rezidencë e Mbretit Gjerman Konrad III. Ajo ishte djegur nga francezët në vitin 1689, dhe shumë lehtë mund të ishte zhdukur, por fatmirësisht ishte blerë nga një biznesmen gjerman në vitin 1868 dhe ishte rinovuar.

Kështjella Mont Saint-Michel, Francë

Kështjella e pathyeshme e Mont Saint-Michelit, e rrethuar nga të gjitha anët me deti, është ndër atraksionet më të njohura në Francë, pas qytetit të Parisit. E ndërtuar në vitin 709, ajo asnjëherë nuk e ka humbur madhështinë e vet.

Kështjella Hohenzollern, Gjermani

Kjo kështjellë gjendet mbi malin Hozenhollern – 2,800 metra lartësi mbidetare. Kjo kështjellë ka shërbyer si rezidencë e mbretërve prusianë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here