I ndërrohen bravat degës së PD-së Elbasan, Boçi: Referendumin se ndalni dot

0
253

Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka denoncuar ndërrimin e bravave të dyerve të PD-së së Elbasanit.

Boçi shkruan se pavarësisht kësaj, referendumi do të zhvillohet dhe nuk ndal dot askush dhe asgjë.

Reagimi i Luçiano Boçit:

TË KESH FRIKË NGA ANËTARËSIA

Edhe në Elbasan PD ndërron bravat e dyerve!!!???

Me urdhër nga lart kuptohet.

Ndonëse po vrapojnë për të zyrtarizuar përçarjen, janë në panik nga……anëtarësia dhe verdikti i saj.

E tmerrshme se si mund të përfundojnë në këtë derexhe.

Po vota nuk është thjesht një letër që hidhet në një kuti.

Vota është shpirt e mendje!

Votën anëtarësia e ka shprehur e ka dhënë çdo ditë kudo, në familje, në klub, në biseda me njëri-tjetrin.

Po ne sa e sa herë i kemi ftuar i kemi thirrur të votojnë,

duke rrahur gjoksin e duke thënë: sa shumë janë njerëzit tanë?

Tani ju i përzeni, ju i refuzoni, i mbyllni derën e shtëpisë së vet?!

Ju qofshi në marrëzinë tuaj!

Dyert dhe mund t’i mbyllni po e vërteta e vullnetit të tyre nuk mund të kyçet.

Anëtarësia do ta shprehë vullnetin e saj në referendum.

Mos keni iluzione se i ndaloni dot duke futur në xhep bravat!

E shtunë dt 18 nga ora 08-17.00

PD I TAKON ANËTARËVE TË SAJ!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here