A do të gjobitet Rama sikurse Basha? Kryeministri rrethohet nga qindra persona…

0
175

Sot është Dita e Verës dhe Elbasani është qyteti ku mbledh të gjithë shqiptarët, edhe pse këtë vit festa është nën ndikimin e pandemisë. Por kjo mesa duket nuk e ka ndaluar kryeministrin Edi Rama që të jetë aty.

I shoqëruar nga kreu i grupit parlament i Partisë Socialiste Taulant Balla, nga ministrja e Arsimit Evis Kushi si dhe nga kryebashkiaku Gledian Lllatja, Rama ka bërë disa ndalesa në stendat e vendosura nga bashkia.

Nga ana tjetër, ajo që është shqetësuese është se kryeministri Edi Rama është i rrethuar nga qindra persona, duke shkelur në këtë formë rregullat anti-covid të vendosura nga Komiteti.

Jo më pak se para disa ditësh kreu i PD-së, Lulzim Basha u gjobit nga Policia e Shtetit me 5 milion lekë të reja për shkelje të masave anti-covid, por a do të vlejë e njëjta gjë edhe për kreun e qeverisë dhe të bashkisë së Elbasanit, të cilët në këtë pikë ku është Covid-19 në Shqipëri, organizojnë aktiviteve me të tilla përmasa?

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here