PPE mesazh inkurajues Bashës: Të dielën Shqipëria zgjedh mes stanjacionit ose prosperitetit

0
174

Tre ditë larg nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Partitë Popullore Europiane i kanë dërguar një mesazh inkurajues kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në mesazh theksohet se të dielën Shqipëria zgjedh mes stanjacionit ose prosperitetit dhe të ardhmes së saj europiane.

 

Mesazhi i Partive Popullore Europiane

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit në Shqipëri, Presidenti i Partive Popullore Europiane, Joseph Daul, i ka dërguar një mesazh mbështetës anëtares së PPE-së, Partisë Demokratike të Shqipërisë, kandidatëve dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha”, thuhet në njoftimin e PPE-së. Zgjedhjet parlamentare këtë te diel në Shqipërinë nuk konsistojnë vetëm të zgjedhurit majtas ose djathtas, por në të zgjedhurit midis prosperitetit dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë, apo stanjacionit.

Partia Demokratike përfaqëson të vetmen alternativë që ofron zhvillim ekonomik, si edhe është e vetmja parti që ka një plan për të ringjallur ekonominë e vendit, të hapë vende pune dhe të investojë shumë në edukim dhe kërkime shkencore. Gjithashtu, parakusht i zhvillimit ekonomik është reforma në drejtësi, sundimi i ligjit, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, krijimi i shanseve të barabarta për qytetarët, veçanërisht të rinjtë. Basha ka luftuar për vite për ta modernizuar vendin dhe unë besoj se ai do të qëndrojë i vendosur në implementimin e reformave të nevojshme që do ta sjellin Shqipërinë me afër vlerave dhe standardeve europiane.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here