Mitingu në Durrës, Meta: Kreu mavi do e pësojë më keq se miku im në 1994-ën

0
255

Nga Durrësi,  Ilir Meta u shpreh dje se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë e parë jo vetëm në Tiranë dhe në Durrës, por edhe në Fier.

Ai tha se kreu mavi siç e cilëson kryeministrin Rama do ta pësojë keqas më 25 qershor siç e pësoi Sali Berisha në referendumin e vitit 1994.

Meta: Në këto zgjedhje nuk ka garë me humbësit dhe frikacakët që dridhen nga vota e lirë e durrsakëve, e tiranësve. Nuk ka garë me Tomin dhe Xherrin. Në 25 qershor ka vetëm një garë midis LSI-së së Tiranës, LSI-së së Durrësit dhe LSI-së së Fierit nesër. LSI është jo vetëm forcë e parë në Tiranë, por edhe në Durrës dhe në Fier. Nuk po flasim për Gjirokastrën ku Tomi dhe Xherri duan të lënë pa votuar minoritetin grek.

Nuk po flasim për Beratin, por po flasim për tre qarqet më të mëdha të Shqipërisë. Falenderoj gjithë të rinjtë dhe të rejat e Durrësit. Edhe 72 orë, dhe Shqipëria do të shpëtojë nga sëmundja më e rëndë që përjetoi në 4 vjet, nga zhgënjimi më i thellë. Nuk do të ketë fjalë më zhgënjim në fjalorin e gjuhës shqipe, por do të ketë mavi.

Le të vijnë vërdallë në Shqipëri me autobusët e administratës, kreu i mavisë është i pa shpresë. Do ta pësojë shumë rëndë. Në 94-n, kur ai miku im bëri një referendum për të marrë të gjitha pushtetet për vete. Më 25 qershor, populli shqiptarë do të tregojë që Ilir Meta dhe Tomi dhe Xherri kanë vetëm nga një votë dhe 3 milionë votat janë pushteti i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here