Skandali, vetëm tre javë drejtor dhe mbushi postën me emërime partiake. Zv.kryeministrja e çon në Prokurori

0
232

Vetëm 15 ditë në detyrë dhe ka bërë 30 emërime të jashtëligjshme. Vangjush Andoni, kreu i ri i Postës Shqiptare u padit sot në prokurori nga zëvendëskryeministrja  Ledina Mandija.  Andoni u emërua nga Partia Socialiste pas shkarkimit që ju bë ish-drejtorit Maljind Lazimi. Lazimi u largua pa motivacion të qartë. Ndërsa, Andoni, një anëtar i forumeve të PS-së u emërua me idenë e mospërdorimit të institucionit në zgjedhje. Por duket se qëllimi real i vendosjes së tij në këtë institucion ka qenë pikërisht e kundërta, futja në punë e socialistëve. Në fakt, brenda 15 ditësh të gjithë urdhrat e drejtorit të ri rezultojnë të jashligjshëm dhe për më tepër politikë.

Njoftimi i plotë i Zëvendëskryeministres

Zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task Forcës, i ka kërkuar  sot Prokurorit të Përgjithshëm hetimin e plotë dhe të gjithanshëm ndajveprimeve arbitrare të drejtuesve të shoqërisë Posta Shqiptare sh.a, tëcilët gjatëperiudhës së fushatës zgjedhore nga data 25.5.2017 e deri më sot, po bëjnë lëvizje masive të pajustifikuara të punonjësve të shoqërisë në qendër dhe në filialet e saj në rrethe.

Sipas urdhrave të shkarkimeve të vëna në dispozicion të zëvendëskryeministres janëtë paktën 30 (tridhjetë) raste të tilla, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që numri real i lëvizjeve të punonjësve të jetë edhe më i madh. Grupi i verifikimit në pamundësi për të marrë informacionin nga drejtori i shoqërinë Posta Shqiptare sh.a,  i siguroi të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), e cila konfirmoi faktin se pas datës 25.05.2017 janë larguar nga puna 22 punonjës dhe janë emëruar rishtaz 27 persona.

Referuar këtyre fakteve ekziston dyshimi i arsyeshëm se këto lëvizje masive të pajustifikuara të punonjësve gjatë periudhës së fushatës zgjedhore po bëhen për qëllime politike. Në këto kushte,  zyra e zëvendëskryeministres vlerëson se lëvizjet masive të pajustifikuara ligjërisht të punonjësve të shoqërisë në qendër dhe në filialet e saj në rrethe në një periudhë relativisht të shkurtër dhe për më tepër gjatë fushatës zgjedhore, janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Punës, por edhe me përcaktimet e bëra në nenin 88 të Kodit zgjedhor. Zyra e zëvendëskryeministres vlerëson se,ekziston dyshimi i arsyeshëm se Drejtori i Përgjithshëm dhe persona të tjerë drejtues të shoqërisë, me veprimet dhe mosveprimet e tyre të kryera me dashje duke vepruar në kundërshtim me ligjin, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”dhe“Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të parashikuara përkatësisht nga neni 248 dhe neni 328/a të Kodit Penal

Për këto arsye, bazuar në pikën 31 gërma -ë)- të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.473, datë 01.06.2017,zëvendëskryeministrja ia ka referuar këtë rast  Prokurorisë për kryerjen e veprimeve të nevojshme hetimore, për verifikimin dhe vlerësimin e tij, me qëllim ushtrimin e funksionit kushtetues të ndjekjes penale.  Zyra e zëvendëskryeministres Ledina Mandija vlerëson se, pavarësia politike e administratës shtetërore është e lidhur drejtpërdrejtë me nevojën për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të shtetasve, të cilëve u ofrohet shërbim si edhe me nevojën për të garantuar parimet e neutralitetit, paanshmërisë dhe integritetit të nëpunësve të administratës shtetërore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here