Rebus në mesfushë, De Biazi rikthen skemën me 5 mesfushorë

0
169

Java e finales. Kjo është ndeshja e duhur për të sheshuar çdo gjë. Çdo aludim, çdo nënvlerësim, çdo opinion dhe çdo kritikë drejtuar ndaj Kombëtares mund të marrë përgjigjen e merituar në Izrael.

Për këtë, kuqezinjtë kanë nisur punën me dy seanca stërvitore në Stamboll, nga ku ka marrë udhë “vrulli” drejt Haifas, vendit ku do synohet hakmarrja.

STËRVITJET

Nga dje, kuqezinjtë kanë nisur të punojnë me dy seanca stërvitore në ditë. Gjatë paradites së djeshme, përveç ushtrimeve taktike, trajneri ka punuar edhe me lojën nga krahët. Shpërthimet dhe krosimet, të vijuar me finalizime drejt portës, kanë qenë disa prej kërkesave kryesore të trajnerit me të cilat është punuar gjatë paradites.

Pasdite, skuadra është përqendruar te përgatitja fizike dhe te disa aspekte taktike: Presing për të fituar topin si dhe kontroll i sferës kur e ka skuadra jonë në zotërim.
Stervitja1-470x266

Gjatë paradites, ka pasur edhe një incident mes dy lojtarëve të Zyrihut (Kukeli aktualisht dhe Sadiku që është në pronësi të kësaj skuadre). Gjatë një momenti loje, ka pasur një përplasje mes tyre që ka dëmtuar sulmuesin në kokë, por pa probleme.

FORMACIONI
Humbja ndaj Luksemburgut, ku në fushë ishte moduli 3-5-2, ka bërë trajnerin që të fokusohet edhe një herë tjetër te puna me modulin 4-5-1. Skema fituese e kuqezinjve që na dërgoi në Europian. Mirëpo, edhe pse nuk ka asgjë të sigurt, balotazhet dhe forma e futbollistëve nuk ka saktësuar ende 11-shen që pritet të zbresë në fushë.

Hysaj-470x313

Kur mbeten ende 4 ditë nga ndeshja, nga sa është parë gjatë seancave stërvitore, ka të paktën katër balotazhe për një fanellë titullari. Strakosha është i sigurt në kuadrat dhe gjithashtu treshja përpara tij me Hysaj, Gjimshiti e Mavraj, ndërkohë që Aliji duhet ta ruajë fanellën për postin e mbrojtësit të majtë.

Në mesfushë, është edhe diskutimi më i madh. Kaçe e Abrashi shihen si më pak favoritët, por kjo i ka bërë ata që gjatë seancave të djeshme të djersitin shumë e të jenë grintozë. Në këto kushte, Roshi nga e djathta është thuajse i sigurt dhe Kukeli-Basha-Memushaj pritet të formojnë qendrën.
Skema-470x354
Dyshja e shkatërruesve mbeten kërcënues me formën e tyre deri të dielën. Nga e majta, ka një tjetër balotazh, ky Hyka duhet më i avantazhuar përballë Llullakut, por në kërkim të një fanelle lufton edhe Lenjani.

Ky i fundit, me formë të mirë, mund të fitojë edhe formacion në rolin e mbrojtësit të majtë në rast se Aliji nuk do të bindë mjaftueshëm.

Sokol Cikalleshi ka bindur me skuadrën e tij në Turqi, por edhe gjatë seancave me kombëtaren se mund të plotësojë kërkesat taktike që De Biazi do të ketë për këtë takim, ndaj për momentin ai lë në stol Armando Sadikun./panoramasport/

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here