“Il Giornale” : Çfarë po kurdis Sulltani?

0
180

BASBAKAN RECEP TAYYIP ERDOGAN, KIRSEHIR'DE AHILIK HAFTASI KUTLAMALARINA KATILDI. BASBAKAN ERDOGAN KUTLAMALARDA SED KUSANDI. (ANADOLU AJANSI - KAYHAN OZER) (20091017)

 

Presidentit Barack Obama nuk i kushton asgjë, madje i leverdis shumë hyrja e Turqisë në Evropë. Ai harron kur Turqia vuri veton kundër kalimit të trupave amerikane në Turqi për të shkuar në Irak apo kundërshtimin për marrëveshjen bërthamore të turqve me Brazilin dhe Iranin, vota kundër sanksioneve ndaj Iranit në Këshillin e Sigurisë. E harron, pasi kështu i leverdis. Në Irak janë më shumë se dhjetë mijë kamionë, mjete të blinduara, tanke dhe 20 mijë Humvee për t’u rikthyer në SHBA përmes Turqisë. Nuk kuptohet ama përse Obama e mbështet futjen e 80 milionëve në BE, që për Turqinë do të thotë shumë në këndvështrimin ekonomik, ideologjik dhe politik. Turqit nuk duan të konsiderohen thjesht si një urë drejt Perëndimit. Duan të rikthehen të fuqishëm si në kohën e Perandorisë Otomane, të jenë qendra e botës. Një botë që Evropa e ka shkatërruar territorialisht gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Ataturku kulturalisht me krijimin e republikës laike. Por Erdogan ka një ambicie që e mbështet edhe populli i tij. Suksesi i partisë islamike AKP është i lidhur me suksesin e politikës financiare të qeverisë. Kur Erdogan hipi në pushtet, lira turke kishte humbur tetë herë vlerën e saj dhe në 2001 një koka-kola vlente një milion lira. AKP mori 47 për qind të votave në 2007 falë zhvillimit ekonomik, reformave drastike në ekonomi dhe zhvillimit industrial dhe në agrikulturë. Në 2010-ën eksportet turke u rritën me 13 për qind krahasuar me një vit më parë. Kompanitë e ndërtimit kanë kontrata ndërtimi me vlerë 30 miliardë dollarë dhe investimet e huaja shkojnë në tre miliardë dollarë. Turqia u kthye në një eksportues të fuqishëm dhe një pikë strategjike mes Azisë dhe Evropës. Ky revolucion u financua nga “paraja jeshile”, dollarët e bankave islamike. Qëllimi i tyre është të konvertojnë Turqinë nga laike në islamike. Në politikën e brendshme pengesa për konfirmimin e partisë islamike është ushtria, gardiani i trashëgimisë laike të Ataturkut. Afrimi me Evropën dhe “demokratizimi i Turqisë” kanë ridimensionuar fuqinë ushtarake të Turqisë. Distancimi nga Izraeli ishte pa kosto për turqit dhe u pa me sy të mirë nga elektorati pasi miqësia me Izraelin nuk shihej me sy të mirë në botën arabe. Distancimi i Erdoganit me Izraelin mund të vijojë të rritet dhe Erdogan mund të vendosë t’i japë fund laicitetit të Turqisë. Tërheqja evropiane do të mbetet retorike dhe inferiore ndaj asaj islamike dhe aspiratës neo-otomane.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency