Kryeprokurorja e përkohshme zbulon misionin e Rilindjes në Prokurori…

0
259

Për të treguar se Arta Marku nuk do përdorej për t’i bërë presion prokurorëve që hetonin dosjet e nxehta të Rilindjes, deputetët socialistë e minimizonin rolin e saj në krye të organit të akuzës.

U tha se Arta Marku do të ishte një drejtuese thjesht kalimtare në Prokurorinë e Përgjithshme, një administratore e përkohshme, deri sa të krijohej Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Premtuan se do të qëndronte në detyrë vetëm 1 muaj, se ajo nuk kishte kompetencat për të shkarkuar askënd dhe se prokurorët janë zotër të çështjes që hetojnë, ndaj askush nuk kishte kompetencë t’i ndërhynte në hetime.

Si qershi mbi tortën që gatoi Rilindja, rrinte padurimi i Donald Lu për ta zëvëndësuar sa më shpejt Adriatik Llallën. Rilindja e përdori bekimin e ambasadës amerikane si mburojë, përballë akuzave për bllokimin e KLP-së, për ndërprerjen e mandatit të Llallës dhe për antikushtetuetshmërinë e procesit.

Dyshimet se me këto argumenta, socialistët po i hidhnin hi syve shqiptarëve nuk zgjatën më shumë se një javë, që nga dita që Arta Marku hyri në zyrë.

Misionin që i kishte ngarkuar Rilindja, Arta Marku e zbuloi me lëvizjen e planifikuar të drejtuesve të prokurorisë në qytetet kryesore dhe me drejtuesin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Pikërisht aty ku hetohen Saimir Tahiri, Ilir Beqja, Vangjush Dako dhe Qazim Sejdini.

Furtuna e pritshme në prokurori është prova më e qartë dhe e prekshme se, çfarë e solli në detyrë Arta Markun nuk ishte një mekanizëm zhbllokues i Reformës në Drejtësi, por frika e Rilindjes nga dosjet e Krimeve të Rënda. Atje ku ngjizet misioni për të cilin është zotuar para 69 deputetëve të Rilindjes, e përkohshmja Arta Marku. /Lapsi.al/

Lista e kandidatëve për drejtues në prokuroritë si më poshtë:

Prokuroria e Krimeve të Rënda, Anton Martini

Prokuroria e Tiranës, Besnik Cani

Prokurorinë e Elbasanit, Ermira Tafani

Prokurorinë e Shkodrës, Gjon Kodra

Prokurorinë e Vlorës, Albert Kuliçi

Prokurorinë e Fierit, Elsa Miha

Prokurorinë Durrës, Arjan Ndoj ose Drini Pali

Prokurorinë Fier, Sotir Kllapi

Prokurorinë Pogradec, Olsian Dado

Prokurorinë Berat, Genci Qani

Prokurorinë e Korçës pritet ta drejtojë Elson Sadiku

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here