Meta plas bombën: Rama-Basha po minojnë demokracinë, po e përdorin Task Forcën si Gestapo

0
177

 

Blendi Fevziu, ka ftuar Presidentin e Zgjedhur Ilir Meta, i cili ka shpërthyer në akuza ndaj paktit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Meta tha se në vend të qeverisë së besimit u krijua qeveria e minimit që po minon zgjedhjet.

“Se çfarë thoshte Basha para 18 majit dhe pas 18 majit; se çfarë thoshte Edi Rama 2 orë para takimit me partitë parlamentare janë tjetër çështje”, tha Meta.

Rama foli për një kurth nga ju para takimit me partitë, se ju e latë të vetëm para tyre?
Jo ishte kurth nga zoti Rama. Përpjekja e zotit Rama për të provokuar opozitën për ta lënë në çadër, mund të ishte me pasoja të rënda për t’u zgjidhur. Unë kam bërë çdo gjë për ta zgjidhur. Kërkuam një qeveri besimi për zgjedhjet, por është një qeveri minimi e zgjedhjeve.

Pse, sepse nuk po ju lejojnë të blini votat?
Unë nuk kam asnjë shqetësim, asnjë nervozizëm. Ata kanë frikë nga transparenca. Po e përdorin këtë situatë si gestapo për të frikësuar njerëzit. Përgjigjen do ta marrin më 25 qershor. Ata bëjnë inskenime të tilla. Edhe policinë e kanë kthyer në politike.

Si rrini në të njëjtën qeveri me gjithë këto akuza?
Ajo që po ju them është që ky skenar i këtyre dyve që u takuan nga halli jo nga dëshira e madhe për shkak të një realiteti elektoral. Është një marrëveshje personale në kurriz të demokracisë, zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Marrëveshje që do dështojë sepse populli nuk mund t’i pranojë.

https://www.facebook.com/www.opinion.al/videos/10154737331337198/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here