Tashmë Rita Orën e kemi në Tiranë!

0
206

Rita Ora sapo ka mbërritur në Tiranë!

Këngëtarja e njohur ka postuar një video në TikTok, e cila shfaqet në një nga hotelet në kryeqytet.

“Gjejeni pak se kush bëri promon e parë në Shqipëri!!! Unë!! Shkojmë”- shkruan ajo.

Më 6 shtator, ajo do ngjitet në skenë në Tiranë konkretisht në sheshin “Skënderbej” në kuadër të ‘Tirana European Youth Capital 2022’.

“Kjo është për njerëzit, të gjithë janë të mirëpritur, të sjellim atmosferë të mirë, të kalojmë kohë të mirë. Kam disa surpriza për ju. Ju nuk do të dëshironit t’i humbisnit. Shihemi atje. Ju dua shumë”, thoshte Rita më herët.

Rita gjithnjë ka treguar se është krenare që është shqiptare dhe madje e ka thënë shpesh, ashtu sikurse bëri së fundmi për një revistë australiane.

“E lindur në një familje të shquar kosovaro-shqiptare në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës tashmë të pavarur, në vitin 1990, Rita Sahatçiu ishte ende foshnjë kur familja – nëna e saj, Vera, babai, Besniku dhe motra, Elena – u larguan nga shtëpia e tyre. Luftërat Ballkanike të dekadës po shpërthyen. Ata kërkuan azil politik në Londër, ku Besniku bleu pijetoren ‘The Queens Arms’ në Kilburn, në Londrën Veriore”, tha ajo.

Rita Ora vijon të na bëjë krenar të gjithëve kudo që ajo shkon dhe performon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here