Zgjedhje të parakohshme në 6 bashki? Berisha: Sikur nesër ti dekretojë Presidenti, i fiton PD

0
124

Kuvendi i PD pritet të mblidhet për miratimin e ndryshimeve statutore.

Ndërkohë presidenti Meta pritet që shumë shpejt të shpallë zgjedhje të pjesshme të parakoshme në 6 bashki.

Pyetjes nëse PD rrezikon ta humbë edhe këtë mundësi për shkak të luftës së brendshme Sali Berisha i dha këtë përgjigje.

Berisha: PD që është sot këtu para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër po i dekretoi presidenti i Republikës i fiton zgjedhjet, nesër. Nuk diskutohet mosopjesëmarrja në zgjedhje. Është një entuziazëm dhe optimizëm i jashtëzakonshëm në radhët e PD. Çfarë përfaqëson ai kur nuk takon dot një anëtar, një seksion, një degë, një nëndegë. Përfaqëson katër muret e zyrës së tij. Kush e pengon, e ftoj të vijë në foltore. Nuk del dot. Nuk e lënë se është sjellë në mënyrë të paimagjinueshme me anëtarësinë e PD. Ai zbaton urdhrat që i japin të tjerë, që poshtërojnë PD. Ka shkelmuar sovranitetin e forcës politike, problemet i ka krijuar vetë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here