Jep dorëheqjen kreu i AKEP, kush është bashkëpunëtori i afërt i Ramës që do ta zëvendësojë

0
121

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela, është larguar nga detyra. Ndërkohë që sot është mësuar edhe emri i kreut të ri të AKEP. Këshilli i Ministrave ka propozuar për anëtar të këshillit Drejtues të AKEP. Z. Tomi Frashëri.

Tomi Frashëri ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama, ndaj nuk është habi emërimi i tij në krye të AKEP, në një kohë kur pritet që të nisë “lufta” me mediat online, pas miratimit të paketës “Anti-Shpifje”

Paketa Anti-Shpifje”, i akordon  AMA-s dhe AKEP-it kompetenca gati gjyqësore ndaj operatorëve mediatikë të cilat duhet të jenë të pavarura.

Ky projekt-ligj është kundërshtuar së fundi dhe nga vetë OSBE, pasi cënon hapur lirinë e medias, ndërsa gjobat shihen si një mjet presioni për lirinë e gazetarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here