Paketa anti-shpifje/ Analisti e thotë prerë: Do të shkojmë drejt diktaturës, çmimi që do të paguajmë…

0
127

Pedagogu Fitim Zekthi e sheh si mjaft shqetësues projektligjin anti-shpifje të qeverisë, i cili nisi të diskutohet sot në komisione, nëse ky projektligj do të miratohet, atëherë vendi do të shkojë drejt një diktakture të plotë.

“Ne kemi një situatë mediash kaotike në Shqipëri. Ka gjuhë urrejtje, shpifje, publikime të papërgjegjshme, por më mirë të thuhet e vërteta apo do t ëvendoset një diktaturë? Çmimi është shumë i lartë. Ne nuk mund ta pranojmë do këtë gjë. Më mirë një situatë kaotike të mediave pa ndërhyrje, sesa ndërhyrja e qeverisë, e cila nuk le fjalë pa përdorur për të fyer e ofenduar.

Regjimet autokratike nuk i brasin gazetarët, por i kontrollojnë ose i bëjnë të duken qesharakë, i fyejnë. Kryeministri Edi Rama bën të njëjtën gjë, thotë që këta janë kazanë. Kryeministri sot ishte në Shijak dhe i tha një qeni që i thuaj atij analistit të heshtë, të pushojë. Pra qeni ishte analisti. Kjo nxit, ushqen një lloj linçimi të turmës, e cila më pas sulet kundër gazetarëve.

Sot turma u ngazëllye me fjalët e kryeminsitrit për analistin. Nuk ka ligj që të thuhet anti-shpifje, ka ligje që janë kundër shpifjes, kundër fjalëve të ndyra, kundër urrejtjes. Pra, janë të gjitha bashkë”, deklaroi Fitim Zekthi./FaxNews

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here