Rama kthehet në Kuvend, i përgjigjet me ironi akuzave të opozitës për hashashin

0
193

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi sot se opozita po bën propagandë të shthurur me hashashin. Duke qëndruar tek akuzat e opozitës, kreu i Ekzekutivit theksoi se sipas PD-së, qeveria shkatërroi monopolin e drogës në Lazarat, për ta përhapur atë në gjithë Shqipërinë. Me tone ironike Rama shtoi se sot mori vesh që edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi disponon parcela me drogë në Pukë, ndërsa nuk ka dijeni për Pandeli Majkon. “Sipas atyre, ne, shkatërruam Lazaratin për të shkatërruar një monopol dhe për ta përhapur hashashin në gjithë Shqipërinë. Kjo është teza bazë. Sipas influencës së tyre, nga influenca ime, sot dëgjova se dhe Niko ka disa parcela në Pukë. Nuk e di për Pandin.”, tha Rama. Më tej ai shtoi se gjatë kohës që Ministrinë e Brendshme e drejtonte presidenti Bujar Nishani, ka pasur fakte për parcela me kanabis në gjithë territoret e vendit. “Fakti është ndryshe. Nuk po i referohem asgjëje tjetër. Por vetëm komunikatave të Policisë së Shtetit, në kohën kur ministër i Brendshme ishte shkëlqesia e tij. Bujar Nishani, nga qershor 2008. Mos të harrojmë një gjë, në atë kohë nuk kishte monitorim ndërkombëtar. Nuk fotografohej nga avionit e Guardia Di Financa. Çfarë rezulton, përveç Lazaratit. nuk po i lexoj të gjithë, pasi janë qindra fshatra. Në qarkun e Beratit, të deklaruara nga policia, në Qarkun e Durrës, disa fshatra, në Krujë, në Fier, në Gjirokastër, ka dhjetra fshatra.”, shtoi ai. BW vijon….

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency