Projekt Ligji EURALIUS, Bylykbashi: Procesi u karakterizua nga një qasje arrogante

0
114

Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Fatmir Xhafajt për qëndrimin e opozitës për ‘Vetingun’. Ligjvënësi Bylykbashi, një nga zërat më të fuqishëm të PD-së për kontributin në hartimin e reformës në theksoi se procesi u karakterizua nga një qasje arrogante. Ndër të tjera ai theksoi se kjo qasje kushtoi dy vite. “Kuvendi i Shqipërisë miratoi me konsensus në 22 korrik paketën e ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi. Voptimi unanim përmbylli një proces i cili për fat të keq në vend të gjithëpërfshirjes, konsensusit, vullnetit të mirë dhe mirëbesimit, transparencës dhe legjitimitetit, u karakterizua nga një qasje arrogante, konfliktuale, përjashtuese, jo transparente hileqare dhe me një gjuhë denig”, citohet në reagimin e Bylykbashit.

LETRA E PLOTE Ja pr/ligji i nisur nga EURALIUS

7 LIGJET 7 pr/ligjet, në pritje të miratimit nga parlamenti, përbëjnë shtyllat kryesore të reformës kushtetuese dhe procesit të reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në total janë rreth 40 projektligje, shtatë prej të cilave prioritare, pasi kanë të bëjnë me detyrimin për ta bërë të zbatueshëm projektligjin kushtetues, i miratuar me konsensus në parlament, më 22 korrik. Në fund të punimeve të seancës historike të 21-22 korrikut, ku u miratua reforma në drejtësi, maxhoranca u shpreh për miratimin sa më shpejt dhe në frymën e konsensusit edhe të paketës së 7 ligjeve. Gjithashtu, u miratua shtyrja deri në muajin dhjetor e punës së komisionit të posaçëm parlamentar. Nevoja per miratimin e shtatë pr/ligjeve, lidhet me ngritjen e disa institucioneve te reja te drejtesise, të parashikuara me miratimin e Kushtetutës së re dhe qe pa kete nuk mund të bëhen efektive. Po ashtu, miratimi i paketës së re kushtetuese krijon një vakuum institucional pasi disa institucione pushojnë së ekzistuari. Kjo do të kërkojë ngritjen e institucioneve të reja, që e kanë të domosdoshme paisjen me ligjet kuadër. Por gjithashtu, janë disa procese siç është procesi i “vetingut” dhe ngritja e Prokurorisë së Posaçme Anti-korrupsion, Njësisë së Posaçme Hetimore etj, të cilat, kërkojnë detyrimisht miratimin e projektligjeve përkatëse për t’u vendosur në normalitet të nisjes së procesit për fillimin e punës së tyre

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here