Fushata – Rama përballet me të “papriturën” gjatë mitingut në Has (VIDEO)

0
307

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me militantë të Partisë Socialiste në Has, por gjatë fjalës së tij, përballë u shfaqën disa flamuj të Partisë Demokratike.

Në fakt, përballë stendës të mitingut të PS-së ndodhet selia e Partisë Demokratike. Rama e ka përcjellë me batuta shpalosjen e flamujve të opozitës, shkruan ora news. I pranishëm tek ballkoni i selisë së Partisë Demokratike ishte edhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Miftar Dauti.

Rama: Ti që më bërtet që aty, mos më bërtit se i thashë Lulit. Votoni numrin 2. Duke votu atë 6, çfarë është ai numër…e çoni votën kot. Dhe në fund fare fitoni ca deputetë të PD-së në opozitë. Duke votu 2 votoni PS-në, keni dhe PD-në. Prandaj mos na turpëroni. Ju më keni borxh mua. Kush ua nxori Lulin nga çadra? Ua nxora unë.

Po të mos e kisha nxjerrë unë do e kishit me rroba banje në bulevard dhe do kërkonte ujë. Shaka, por shakaja është gjysma e së vërtetës. Ne nuk jemi armiq. Ne jemi të gjithë shqiptarë. Mos dëgjoni ata që Edi Rama do më shumë pushtet për veten. Po të doja nuk e nxirrja Lulin çadra.

Rama: Edhe marrëveshjen që bëmë me Lulin unë e desha atë marrëveshje për Shqipërinë jo për vete, se ku ta çoj Lulin vetë?

(Ndërhyn një nga pjesmarrësit në tubim)

Rama: Do kafe atje (bën me shenjë nga zyra e shtabit të PD), që të japin kafe ty ata, jo. Nuk vi për kafe mos u shqetësoni, në 26 qershor do të ma jepni kafen dhe do të jeni shumë të gëzuar dhe do të festojmë bashkë. Madje pas datës së zgjedhjeve mos e prishni zyrën, lëreni siç është. Do të vi unë tek ajo zyra, seriozisht dhe do të bëjmë bashkë festë për fitoren e Shqipërisë.

Edhe nga Hasi, kryeministri u bëri apel qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste në mënyrë që ajo të qeverisë e vetme.

Rama: Na jepni votën dhe mos na lini në dorë të partive që janë krijuar për të marrë vota dhe për të ngrënë tepsinë, shtetin në tepsi. Që futen nëpër administratë dhe zyra dhe pushtojnë administratën vetëm e vetëm që të rriten përsëri, duke marrë më shumë vota përmes shtrëngimit të njerëzve që fusin në punë, duke e gërryer shtetin.

Ky është problemi themelor si për socialistët, si për demokratët. Ndeshin lloj-lloj zyrtarësh që janë kërpudha brenda trupit të shtetit. Në qoftë se doni ti shkulim këto kërpudha këto mund t’i shkëpusni ju në 25 qershor duke mos u dhënë vota partive të vogla. Janë parti që me votat tuaja bllokojnë timonin qeverisës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here