“Drejtim i majtë për vendin” – Rrokaj në Vlorë: Interesat e qytetarëve, mbi ato të politikës

0
156

Kandidati për deputet i LSI-së në Vlorë, Shezai Rrokaj, gjatë një takimi me mbështetësit në Orikum, tha se Shqipërisë i duhet një drejtim i majtë. Kjo është e vetmja rrugë, shtoi ai,që shteti të vendoset në shërbim të interesave të qytetarëve.

“Shqipërisë i duhet një drejtim i majtë” kështu është shprehur kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës, Shezai Rrokaj.

Nën drejtimin e një të majte dinjitoze, shtoi Rrokaj, interesat e shqiptarëve do të dominojnë mbi ato të politikanëve.

Rrokaj: Nga do të hidhen tifozët një drejtim i majtë i bën mirë Shqipërisë, por një drejtim i majtë dinjitoz ku interesat e vendit vihen në plan të parë përballë kapriçove të politikanëve.

LSI tha Rrokaj është shpresë dhe shans për të rinjtë, të cilëve u bëri thirrje që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Rrokaj: Jemi një shans sepse ne premtojmë se me ardhjen në qeverisje ne do të hapim 100 mijë vende pune për të rinjtë.

Kryesuesi i listës së LSI-së në Vlorë, Shezai Rrokaj, përsëriti premtimet për ekonomi më të forte dhe më shumë vende pune.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here